Monday, January 19, 2026

Shqipëri fantastike! Kuqezinjtë sfidojnë Ukrainën 2 me 1. Golat e Ismajlit dhe Asanit përmbysin rezultatin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e nisi me një fitore të merituar Ligën e Kombeve. Shqipëria mundi 2 – 1 me përmbysje Ukrainën në takimin e zhvilluar në Pragë dhe i transmetuar në TV Klan.

Edhe pse me mungesa në sulm dhe në mbrojtje Kuqezinjtë dhanë një provë tepër pozitive përballë një kundërshtari me më përvojë në turnetë ndërkombëtar.

Ukrainasit e nisën lojën duke qarkulluar topin, por shqiptarët ishin ata që mbroheshin mirë dhe rrezikonin portën kundërshtare. Laçi dhe Asllani patën mundësitë më të mira gjatë pjesës së parë, por pa arritur të shënojnë.

Ukraina pati rastin e parë të rrezikshëm në minutën e 42’, por Strakosha e pengoi goditjen e Yaremchuk. Me rinisjen e lojës ishin përsëri ukrainasit që ushtruan presion dhe Konoplia i pambuluar nga mbrojtja goditi në hyrje të zonës duke realizuar golin e avantazhit në të 49’.

Kuqezinjtë  nuk u stepën nga disavantazhi dhe fillimisht Manaj vendosi në vështirësi portierin Turbin e më pas Ismajli barazoi rezultatin në 1 – 1 vetëm pak minuta më vonë.

Golat rritën ritmin e Ismajli u shfaq shpëtimtar në minutën e 56’, duke penguar goditjen e Tsygankov. Qendërmbrojtësi i Shqipërisë u përpoq të realizonte edhe golin e dytë.

Dëshira për të shënuar solli edhe përmbysjen në minutën e 66’. Asani realizoi pas një sulmi të rrjedhshëm të Kuqezinjve ku Manaj pati meritë të veçantë për pasimin e tij.

Sylvinho bëri ndryshime, duke aktivizuar Berishën e Hoxhën në vend të Laçit e Bajramit. Ritmi i lojës nuk u ul deri në fund me Shqipërinë që arriti të mbrojë rezultatin.

Kjo është edhe e para fitore në historinë  e përballjeve me Ukrainën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img