Shqipëria arriti një fitore historike ndaj Ukrainës me rezultatin 1-2 në Pragë. Në lidhje me këtë duel foli edhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo, i cili në prononcimin e dhënë pas ndeshjes në Tv Klan, ndër të tjera u shpreh:
A E KISHE MENDUAR FITOREN NDAJ UKRAINËS?
Patjer që po. Asnjë trajner nuk e nis një ndeshje për të barazuar apo humbur. Kemi luajtur edhe ndeshje me ekipe të forta si Spanja. Jemi futur gjithmonë në fushë, për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm.
A ËSHTË POZICIONI I BAJRAMIT KY MË I MIRI?
Jemi shumë të kënaqur me performancën e Bajramit, mund të luajë në shumë role. Është përmirësuar në lojën pa top. Mund t’i bëjë gjitha gjërat. Është një talent. Jemi shumë të kënaqur.
PARAQITJA FANTASTIKE:
“Kemi punuar shumë, ne dhe gjithë stafi për të arritur në këtë pikë ku jemi sot.
A MUND TA NISË SHQIPËRIA NDONJË NDESHJE ME FORMACION QË KA MË SHUMË KUALITET SI MUÇI-BAJRAMI-HOXHA?
Ne jemi duke u rritur, ka shumë rrugë përpara. Futbolli ka ndryshuar, ka marrë fytyrë të re. Në Premier Ligë, te skuadra si Siti, Arsenal, etj, ka lojtarë shumë të fortë fizikisht. Ne i ndjekim vazhdimisht lojtarët, do të synojmë patjetër që t’i ingranojmë në skema më sulmuese”, deklaroi Silvinjo për emisionin “Klan Kuq e Zi”.