Monday, November 25, 2024

(Video) Kuqezinjtë lënë prapa fitoren ndaj Ukrainës, nisin përgatitjet për Gjeorgjinë që në Pragë

Lexo

Pas fitores 2-1 me Ukrainën, Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e së shtunës në qendrën stërvitore të klubit Sparta Prague.

Në seancën stërvitore lojtarët që u aktivizuan titullarë me Ukrainën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top, ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe të gjithë lojtarët janë një gjendje të mirë pa probleme fizike. Kombëtarja pritet të mbërrijë pssditen e sotme në Tiranë dhe do të akomodohet menjëherë në hotel.

Shqipëria do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë. Fillimisht trajneri Silvinjo do të dalë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin “Air Albania” në orën 18:30. Më pas tekniku kuqezi së bashku me ekipin do të zbresin në fushë për seancën e fundit stërvitore.

Ndeshja Shqipëri – Gjeorgji do të luhet të martën më 10 shtator në orën 20:45, në stadiumin kuqezi “Air Albania”. Mbështetja për ekipin Kombëtar do të jetë maksimale, pasi pothuajse të gjithë biletat për ndeshjen janë shitur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img