Friday, September 20, 2024

Një javë “Jo” për Akademinë Vllaznia. Partizani sfidon kuqeblutë duke fituar në 4 përballje: Kategoria U13, U17, U18 dhe U19

Lexo

Java e dytë e Kampionatit Kombëtar të futbollit  të moshave për kategorinë Superiore nuk ka shkuar aspak mirë për ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia. Të katër ekipet kuqeblu, U13, 17, 18 dhe U19 kanë qënë mysafir në kryeqytet duke u ndeshur me ekipet respektive të Akademisë së Futbollit Partizani dhe në përfundim të të gjithë ndeshjeve, të katër ekipet janë mundur nga ekipet vendase të Partizanit.

Të parët që kamë nisur konkurimin kanë qënë 13-të vjeçarët, ku Vllaznia e drejtuar nga trajnei Kahled Hoxha është mundur me rezultatin 2 me 1. Më pas për kategorinë e 17-të vjeçarëve në fushën e lojës janë ballafaquar Partizani dhe Vllaznia e drejtuar nga trajneri Arbër Shytani. Edhe në këtë ndeshje Partizani ka dalë fitues me dygolëshin e shënuar nga Ergit Hyka në minutat 40-të dhe 47-të.

Seria e fitoreve për Akademinë Partizani në duelet me Vllazninë ka vijuar edhe ballafaqimin e 18-të vjeçarëve, ku këtë radhë skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Malvin Macerovi është mundur me një rezultat të thellë, 7 me 0. Ballaj, Banushi, Gjika(2) Muçaj, Carkanji dhe Gugalli janë autor të shtatë golave në portën e Vllaznisë.

Ekipi i fundit kuqeblu që është mundur nga Akademia Partizani ka qënë ai i Vllaznisë U19 me trajner Elvis Plori. Avantazhi i Vllaznisë me golin e shënuar nga Xhesild Kapllanaj në 14-tën minutë është përmbysur nga Partizani U19 me dy golat e shënuar nga Kristian Gjoka dhe Nebi Qokthi duke bërë që Partizani të fitojë të gjithë ndeshjen me rezultatin 2 me 1.

Në këtë mënyrë, ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia prezantojnë një javë me një bilanc shumë të dobët, ku në të katër takimet e luajtura në kryeqytet është mundur është mundur nga Partizani, duke filluar nga kategoria U13, U17, U18 dhe U19.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img