Sunday, November 24, 2024

Tetova: “Një ndeshje jo e mirë e ekipit tim. Duhet të jesh agresiv dyfish për të mbrojtur titullin”

Lexo

Vllaznia ka triumfuar në Shkodër 3-1 ndaj Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e javës së katërt. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova:

“Ishte një ndeshje jo e mirë e ekipit tim. Ishim shumë vonë në presing dhe topat e dytë ishin problemi ynë, aty ku Vllaznia përfitoi. Nuk besoj që lojtarët janë të ngopur, por kjo ishte një ndeshje e dobët. Kjo ishte një nga ndeshjet më të dobëta në drejtimin tim. Sot ishte thjeshtë një ditë shumë e keqe e ekipit. Asgjë nga ato çfarë ishin bërë në stërvitje, nuk u bënë sot. Duhet të jesh agresiv dyfish për të mbrojtur titullin.

Kur ekipi është keq, pesha bie mbi trajnerin. Nga fiziku jemi mirë, pasi në 3 ndeshjet e para kemi dominuar. Manovrat unë i zgjedh sipas lojtarëve që kam, avash-avash do të shohim një rrugëdalje, ashtu siç kemi punuar. Duke parë si është formula e kampionatit, ndeshjet e para të japin mundësi të bësh dhe hapa fals për të sjellë lojtarët në formë. Jam i kënaqur me lojtarët që kam”, tha Tetova.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img