Sunday, November 24, 2024

Gvozdenovic: “Më vjen keq për të gjitha në këtë ndeshje. Nuk e meritonim të humbnim”

Lexo

Skënderbeun është mposhtur me përmbysje në Korçë nga Teuta, me rezultin 3-1. Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic:

“Më vjen keq për të gjitha në këtë ndeshje. Ishim duke fituar 1-0. Vjen një gol nga goditja standarde në pjesën e parë, më pas kur ishim duke dominuar, ata shënuan golin e dytë. Më pas çunat i bënë të gjitha, shënuan një gol dhe ky ishte maksimumi. Për mendimin tim nuk e meritonim të humbnim këtë ndeshje.

Gjykimi? Nuk mendoj se ishte i njëanshëm gjykimi, kam respekt për Federatën dhe arbitrat. Kemi vetëm dy situata, kartoni i dytë i verdhë për Jazxhin dhe një rast tjetër por prap mund të shohim video, ky është mendimi im”, tha trajneri i Skënderbeut.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img