Monday, January 19, 2026

Brdaric: “Jam krenar për këtë ndeshje përballë një ekipi si Egnatia. Ishim në shtëpinë tonë para tifozëve”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Supersfida e javës së katërt të Superiores, ajo mes Vllaznisë dhe Egnatias është mbyllur me fitoren e shkodranëve me rezultatin 3-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric:

“Jam krenar për këtë ndeshje përballë një ekipi si Egnatia. E kemi përballuar këtë ndeshje taktikisht dhe mentalisht, ishte gjithçka në maksimum sot. Kemi bërë një performancë mjaft të mirë. Kemi sakrifikuar shumë ndeshjen e kaluar dhe lamë pikë, nuk na pëlqen që të humbim normal. Në mendje momentalisht kam lojtarët si Qato që bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Ishte një performancë shumë e mirë nga ne. Në detaje duhet analizuar ndeshjen, për të parë se çfarë duhet të bënim më mirë. Ishim në shtëpinë tonë para tifozëve, jam shumë i gëzuar.

 Sulmues që mund t’i zërë vendin Balajt? Kemi vendosur të gjithë bashkë për skuadrën. Jam i lumtur me lojtarët që kam dhe shpresoj që secili prej lojtarëve të jetë mirë. Shpresoj që të kemi një balancë të mirë në ekip në ndeshjet e ardhshme”, tha trajneri Brdaric.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img