Tuesday, October 22, 2024

Abissnet Superiore-Sot dy ndeshjet përmbyllëse të javës së katërt: Elbasani-Laçi, Partizani-Dinamo

Lexo

Dy takime mjaft të rëndësishme dhe shumë të luftuara do të luhen ditën e sotme,sfida këto të vlefshme për javën e 4-të të Superiores. Te dyja ndeshjet do të luhen paralelisht në të njëjtën orë 19:00.

Në “Elbasan Arena” do të përballen mes tyre Elbasani dhe Laçi. Një duel shumë i luftuar ku dy ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për këtë duel.  Vendasit do të kërkojnë rikthimin te fitorja,ndërsa kurbinasit tentojnë 3 pikët e para sezonale.

Elbasani:Abalora,Musta,Qaqi,Lulaj,Lila,Dros,Qose,Hasani,K.Kasa,Melo,Gjoni Trajner:Roberto Bordin

Laçi:Dajsinani,Mjaki,Kurti,Opeh,Prodani,Lleshi,Manellari,Papa,Tresa,Melo,Bullari Trajner:Armando Cungu

Ndërkohë paralelisht në “Arenën e Demave” do të luhet derbi mes Partizanit dhe Dinamos. Një supersfidë e cila merr vëmendjen e gjithë tifozëve. “Demat” do të kenë përballë ish-trajnerin e tyre Ilir Dajën,me këtë të fundit që do të debutojë në stolin e dinamovitëve.

Të kuqtë duan 3 pikët në derbi për të marrë vendin  e parë në klasifikim,ndërsa nga ana tjetër “Blutë” kërkojnë të lënë fundit e klasifikimit.

Partizani:Qirko,Hadroj,Sembene,Bytyçi,Buxhelaj,Rrapaj,Mehmeti,Ismaili,Cara,Mba,Zeka Trajner:Aleksander Veselinoviç

Dinamo:Sali,Meksi,Hoxha,Muzek,Loran,Dita,Gudjabi,Karamba,Zabërgja,Itodo,L.Vila Trajner:Ilir Daja

Dje

Bylis-Tirana  2-2

Skënderbeu-Teuta  2-3

Vllaznia-Egnatia  3-1

Sot

Elbasani-Laçi(19:00)

Partizani-Dinamo(19:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img