Superiorja vjen me dy supersfida ditën e sotme. E gjithë vëmendja e tifozëve do të jetë në Rrogozhinë dhe Durrës.
Në orën 16:00 do të përplasin “brirët” mes tyre Egnatia dhe Bylisi. Rrogozhinasit do të kërkojnë me patjetër rikthimin te fitorja pas humbjes kundër Vllaznisë. Ndërsa ballshiotët vijnë në këtë sfidë pas barazimit me Tiranën.
Ndërkohë në orën 19:00 në “Niko Dovana” do të jetë një spektakël. Teyuta dhe Vllaznia do të duelojnë mes tyre për llogaritë e javës së 5-të të Superiores. Si Shkodranët ashtu edhe durrsakët vijnë në këtë sfidë pas rezultateve pozitive dhe do të kërkojnë të vazhdojë këtë ecuri.
Të hënën do të luhen tre ndeshjet e tjera të javës së pestë. Laçi-Partizani është sfida e parë e ditës,që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit në orën 16:00. Dy takimet e fundit të javës së pestë do të luhen në orën 19:00.
Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania” Elbasanin,ndërsa në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja Dinamo-Skënderbeu.
Të hënën
Laçi-Partizani(16:00)
Tirana-Elbasani(19:00)
Dinamo-Skënderbeu(19:00)
Fatos LAMAJ