Friday, September 20, 2024

Vllaznia mund në “frymën e fundit” Tetutën

Lexo

Teuta 1-2 Vllaznia (Nasr 57′ / Mala 19′, Balaj 95′)

Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët. Ishte pikërisht Esat Mala ai që shënoi në minutën e 20-të. Goli i Malës ishte i vetmi për pjesën e parë, me Vllazninë që mbylli në avantazh 45 minutat.

Me nisjen e pjesës së dytë, Teuta u bë më kërkuese. Në minutën e 57-të të takimit, ishte egjiptiani Nasr ai që riktheu baraspeshën në këtë sfidë. Durrsakët rrezikuan dhe disa herë të tjera, por pa mundur të përmbysin.

Atëherë kur u mendua se gjithçka përfundoi, ishte Bekim Balaj që me një goditje me kokë shënoi golin e fitores për të tijët, në minutën e 95-të.

Me këtë fitore, Vllaznia shkon në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Teuta me 6 pikë të grumbulluara renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img