Sot në Tiranë u hodh shorti për edicionin e Kampionateve Kombëtare 2024-25 për kategorinë e Femrave, Superligën dhe Kategorinë e I-rë për Meshkuj. Më poshtë janë të dhënat për formatin dhe ekipet pjesëmarrëse:
Kampionati Kombëtar Femra 2024-25: Në këtë edicion marrin pjesë 7 ekipe: Tirana, Flamurtari, Partizani, Vllaznia, Studenti, KB Teuta dhe Elbasani. Kampionati do të zhvillohet me tre xhiro, dhe në përfundim të sezonit të rregullt, 4 ekipet e para do të kualifikohen në fazën e play-off-it.
Superliga Meshkuj 2024-25: Me 6 ekipe pjesëmarrëse: Besëlidhja, Teuta, Vllaznia, Tirana, Apolonia dhe Kamza, kampionati do të zhvillohet me dy faza, ku ekipet e para 4 do të ndeshen në fazën play-off. Ekipi i pestë do të ndeshet me ekipin e dytë të Kategorisë së I-rë në fazën play-out.
Kategoria e I-rë Meshkuj 2024-25: Ky kampionat përfshin 6 ekipe: Partizani, Flamurtari, Elbasani, Fieri Basket, Skënderbeu dhe Pogradeci. Ekipi i renditur i pari fiton të drejtën e pjesëmarrjes në Superligën e edicionit të ardhshëm, ndërsa ekipi i dytë do të luajë në play-out me ekipin e pestë të Superligës.
Me këtë short zyrtarizohet fillimi i garave për sezonin 2024-25.
11-12 Tetor 2024
JAVA 1 K.1 Femra
Studenti vs Partizani
K.B Teuta vs Vllaznia
Flamurtari vs Tirana
JAVA 1 SUPERLIGA MESHKUJ
Apolonia vs Beselidhja
Vllaznia vs Teuta
Tirana vs Kamza
JAVA 1 K.1 Meshkuj
Pogradec vs Skenderbeu
Fieri Basket vs Elbasan
Flamurtari vs Partizani