Thursday, September 19, 2024

Foto Lajm – Yjet e basketbollit shkodran mblidhen për të respektuar Xhaxhon(Hydajet Kotrri), i ardhur nga Amerika

Lexo

Historia në foto, një shprehje që në mediat sportive përdoret shpesh, i shkon për shtat edhe kësaj foto të shkrepur këto ditë në Shkodër. Një takim spontan i disa prej yjeve të basketbollit shkodran, ku shkak është bërë ardhja e kolegut të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Xhaxhon siç njihet në opinionin sportiv shkodran e më gjërë, Hydajet Kotrrin, i cili ka kontribuar për shumë vite tek Vllaznia e koshit, që me rastin e ardhjes nga Amerika ku jeton prej vitesh me familjen e tij, i është bashkuar një miniorganizimi të shokëve të fushës së lojës.

Një grup që i ka të gjitha brenda, duke nisur ai që është në krye të tavolinës, ish basketbollisti dhe trajneri i mirënjohur Renato Radoja, për të vijuar me Zef Gjonin(sot trajner bokri), Mit Taçi, Hydajet Kotrri, Agim Haliti, Refik Vorfa, Avenir Kalaja dhe Korab Llazani.

Secili prej tyre me një histori më vetë në sportin e basketbollit, të cilët janë duartrokitur ngrotësisht për atë që i kanë dhënë qytetit të tyre duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek tifozëria shkodrane.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img