Thursday, September 19, 2024

Superiore-Barazim në Tirana-Elbasani. Verdhebluve i ikën fitorja nga duart, humbasin penallti në fund me Mustën

Lexo

Tirana-Elbasani 1-1(Shënues: Kola 22′ / Ze Gomesh 24′, Musta humbet penallti 92’)

Në barazim 2 me 2 është mbyllur sfida e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit në mes Tiranës vendase dhe Elsanit mysafir.

Një ndeshje plot emocione e shoqëruar me spektakël, gola dhe penallti të humbur, e cila ndau vetëm nga një pikë për secilen prej skuadrave përkatëse. Tirana duket se është abonuar me barazimet këtë sezon, pasi edhe në ndeshjen e pestë të kampionatit bardheblutë barazojnë 1-1 përballë Elbasanit.

Bardheblutë kalojnë në avantazh me Kolën, reagojnë menjëherë verdheblutë që barazojnë shifrat me Ze Gomesh në pjesën e parë. 45 minutat e pjesës së dytë janë plot ritëm dhe raste në të dyja kampet. Episodi më i rëndësishëm i ndeshjes regjistrohet në minutën e 92-të.

Penallti për Elbasanin. Nga pika e bardhë godet Musta, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Selmani. Mbyllet në barazim 1-1 një ndeshje shumë e bukur në “Air Albania”, e cila nëse Musta do të ishte i saktë nga pika e bardhë e njëmbëdhjetëmetërshit, verdheblutë mund të largoheshiun nga “Air Albania” me tre pikë.

Fatmir POPJA

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img