Friday, September 20, 2024

Humbja me Dinamon, Gvozdenoviç: “Jam shumë i mërzitur, patëm shanse për ta fituar ndeshjen!

Lexo

Prononcimi  i trajnerit të SkënderbuetIvan Gvozdenoviç, pas humbjes me Dinamon 2-1

“Jam shumë i mërzitur. Në pjesën e parë ishte Dinamo më mirë, në pjesën e dytë, Skënderbeu e dominoi lojën. Ishim afër për ta fituar ndeshjen. Pastaj vendosi një gabim, rezultati ishte 2-1, çfarë mund të them.

Te goli i parë ishte moment 2 kundër 1, Zabergja dhe Meksi. Rashica ishte me vonesë. Në pjesën e parë Dinamo ishte më mirë. Në pjesën e dytë u rregulluam, ata nuk u rrezikuan shumë. 

Goli i dytë erdhi nga një gabim i Ramos. Ata reaguan shpejtë nga auti, nuk ishim vendosur mirë, ishte e vështirë të reagoje. 

Do të shikojmë, do flasim me çunat, do bëjmë analizat. Jemi në pozita të këqija, kemi edhe presion. Nga nesër do të shikojmë çfarë do të bëjmë më mirë”, u shpreh Gvozdenoviç për “Super Gol” në RTSH.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img