Friday, September 20, 2024

Kategoria e Parë-Java e pestë në fundjavë, të shtunën dhe të dielën

Lexo

Kukësi dhe Flamurtari do të përballen ditën e sotme në “Kukës Arena”. Duel ky që ul siparin e javës së 4-të të kampionatit. Por pavarësisht kësaj, Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë. Duele mjaft interesante ka rezervuar java e 5-të e këtij kampionati,teksa ekipet do të zbresin në fushë ditën e shtunë dhe të dielë.

4 ndeshje do të luhet më 21 shtator, ditën e shtunë në po të njëjtën orë 16:00. Kastrioti do të duelojë me Burrelin,ndërsa Vora udhëton në transfertë për të sfiduar Korabin. Lushnja do të përplaset me Besën e Kavajës,ndërsa sfida tjetër do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.

Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen dy sfidat e mbetura. Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Apolonisë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 5-të,ndërsa Kukësi udhëton në transfertë për të sfiduar Valbonën.

Të shtunën

Kastrioti-Burreli(16:00)

Korabi-Vora(16:00)

Lushnja-Besa(16:00)

Pogradeci-Erzeni(16:00)

Të dielën

Flamurtari-Apolonia(16:00)

Valbona-Kukësi(16:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img