Wednesday, November 27, 2024

Infrastruktura sportive-Armand Duka jep lajmin e mirë: Tre fusha stërvitore futbolli në Shkodër!

Lexo

Një lajm i mire për futbollin shkodran vjen nga institucioni i futbollit shqiptar, FSHF. Bëhet fjalë për ndërtimin e tre fushave stërvitore futbolli. Lajmin e bën të ditur vetë kreu i FSH-së, Armand Duka, përmes postimit në rrjetin social FB:

“Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së morëm vendime të rëndësishme për investime në infrastrukturën sportive.

Në Krujë do të bëhet rikonstruktimi i fushës në aneksin stërvitor të stadiumit “Kastrioti”.

Shkodër, në bashkëpunim me Vllazninë dhe Bashkinë Shkodër do ndërtohen tre fusha stërvitore, një në Postribë dhe dy në Kompleksin Zmijani.

Gramsh, rikonstruktimi i fushës dhe dhomave të zhveshjes në stadiumin “Myslim Koçi”.

Gjithashtu u morën edhe disa vendime mbi rregulloren për futbollistët e huaj në kampionatin Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img