Sunday, September 22, 2024

Brdariç: “Merituam si fatin edhe 3 pikët, fitore për Alivodën”, Brdaric jep premtimin e madh: Edhe pak do bëj konferenca në gjuhën shqipe”

Lexo

Vllaznia mposhti pastër Bylisin me rezultatin 2-0 në shtëpi duke marrë 3 pikët e rradhës që e mbajnë në krye të renditjes. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, u shpreh për Rtsh Sport:

“Duhet ta meritosh fatin. Falënderoj tifozët, të gjithë që ishin në stadium dhe na mbështetën. Po ashtu edhe ekipin për fitoren, pasi asnjë ndeshje nuk është e lehtë, secila ka mënyrën e vet të qasjes dhe në fund të ditës tre pikët ishin të merituara.

Së pari i uroj sa më të mirën Alivodës. Të çosh një lojtar në nivel tjetër është puna jonë, është fitore për të të shkojë atje. Sot u thashë lojtarëve që Sala nuk është një zëvendësim për Alivodën, por është koha e tij për të luajtur. Kemi punuar shumë që të jemi një ekip i fortë, të kemi një strategji tonën, një sistem loje. Mala mund të luajë disa pozicione, si implementon detyrat, është fenomenale. Nuk kam parë një herë më mirë se tani Malën, është shumë punë, besim, i jep punë ekipit, energji. Ai na ndihmon edhe me eksperiencën e tij për të fituar ndeshjen.

Delaj-Dodaj? Duhet të marrim në konsideratë shumë gjëra, është situatë që duhet të rritim lojtarët sidomos në pjesën individuale. Por u duhet kohë. Deri tani nuk kanë ende 90 minuta të luajnë në këmbët e tyre, kemi analizuar me stafin edhe është diçka taktike që i kemi lojtarët e krahëve shumë të mirë me cilësi të ndryshme dhe ia bëjmë të vështirë kundërshtarit të mbrohet. Është e mirë për ne që kemi mundësi të tilla dhe mund të vazhdojmë këtë mënyrë edhe në ndeshjet e ardhshme.

Kuptoj shqip më shumë se ua merr mendja. Më pëlqen të jem këtu në Shkodër te Vllaznia, me aq sa di jam në rregull. Por dua të jap përgjigje në mënyrë profesionale, ju pretoj që shumë shpejt do të shpjegoj gjithçka në shqip, është sfida ime.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img