Friday, November 22, 2024

Merkato-Menaxheri shkodran Uliks Kotrri zyrtarizon transferimin e Alivodës te “Ittihad Kalba Club”. Klubi Arab, ftesë Vllaznisë për një miqësore në Dubai

Lexo

Tashmë është gjithçka zyrtare. Talenti shkodran Rejan Alivoda është pjesë e “Ittihad Kalba Club”, konkurues në Ligën Superiore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjithçka ka ndodhur pasditen e sotme, kur menaxheri shkodran, ish futbollisti i Vllaznisë Uliks Kotrri që shoqëron Alivodën në Dubai, ka mbyllur të gjitha procedurat juridike me klubin arab.

Një gjë të tillë Kotrri e konfirmoi mbrëmjen e djeshme gjatë lidhjes direkte nga Dubai që pati me emisionin “Emocionet e pas ndeshjes” në RTSH Shkodra.

Siç konstatohet edhe në foton ekskluzive që Veriu Sport ka siguruar, në zyrën e “Ittihad Kalba Club”, në momentin që mesfushori kuqeblu Rejan Alivoda firmos kontratën, prezent në tavolinë është edhe Uliks Korrri.

Siç e ka konfirmuar edhe vetë KF Vllaznia, marrëveshja me “Ittihad Kalba Club” ka të bëjë me mbajtjen e klubit kuqeblu të 20% të kartonit të Alivodës.

Një transferim ky që duket se ka ndikuar edhe në afrimitetin, miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy klubeve përkatëse. Kjo duket qartë edhe tek ftesa që klubi arab ka bërë në adresë të KF Vllaznia për zhvillimin e një ndeshje miqësore mes dy skuadrave përkatëse në Dubai. Miqësore që pritet të ndodhë në muajin Janar, periudhë kjo që skuadrat kanë disa ditë pushimi nga kampionati për ta shfrytëzuar për ballafaqimin në fjalë.

Gaspër MARKU

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img