Wednesday, October 30, 2024

Nga: Martin DEDAJ-BESËLIDHJA E NIS ME FITORE…

Lexo

Besëlidhja-Albanët  3-1(Shënues: David Marku(2), Allamani /Alushi)

Formacioni i Besëlidhjes: Hoxha, Vukaj, Dibra(c), Alcani, Ruçi, N. Marku/ ‘ 46 Allamani, Kaceli, D. Marku/ ’85 Dedaj, Përlesi, Elbasani, Tatej/ ’66, G.Çepele. Trajner: Dritan Smajli

Ashtu siç pata paralajmëruar më parë, Besëlidhja e ka nisur mbarë kampionatin, teksa ka fituar 3-1 ndeshjen e parë përballë Albanëve të Tiranës. Fitore që ka patur protagonist mesfushorin David Marku, i cili jo vetëm shënoi dy gola njëri më i bukur se tjetri, por dhe kreu një volum të madh loje, në shërbim të skuadrës duke dëshmuar se është një lojtar, që premton shumë në të ardhmen për skuadrën Besëlidhja.

Trajneri lezhjan Dritan Smajli e nisi takim duke aktivizuar këta futbollistë: Hoxha, Vukaj, Dibra(c), Alcani, Ruçi, N. Marku/ ‘ 46 Allamani, Kaceli, D. Marku/ ’85 Dedaj, Përlesi, Elbasani, Tatej/ ’66, G.Çepele.

Pavarësisht nivelit dhe mënyrës sesi luajti ekipi ynë Besëlidhja, (çka do të jetë besoj pjesë e analizës që do të zhvillojë stafi) ajo çfarë është e rëndësishme, janë tre pikët e fituara, që shërbejnë pozitivisht në motivimin e skuadrës për ecurinë e saj të ardhmen.

Pjesa e parë është dominuar nga vendasit dhe u mbyll 1-0 në favor të tyre, me atë gol mjeshtror të David Markut, me goditje standarde, në të majtë të sulmit lezhjan.

Ndërsa pjesa e dytë filloi më e shpejtë krahasuar me të parën, dhe kishte episode të bukura dhe emocione, ku përveç këmbënguljes së vendasve për të shënuar golin e dytë, hera-herës reagojnë dhe miqtë, që e vënë në vështirësi mbrojtjen dhe portierin Hoxha. Për të mbërritur në ’60, ku në favor të tyre akordohet 11-m, që e kthen në gol Alushi, duke barazuar shifrat në 1-1.

Në këto momente kapiteni lezhjan Dibra ndëshkohet me karton të kuq, ndërsa Allamani me të verdhë. Për disa minuta Besëlidhja kalon momente pasigurie. Miqtë në një kundërzbritje të rrezikshme godasin shtyllën e djathtë të portës së mbrojtur nga Hoxha dhe përpak sa nuk kalojnë në avantazh, për ti dhënë tjetër zhvillim ndeshjes. Por nuk ndodh kështu pasi shumë shpejt janë vendasit, të cilët e rivënë nën kontroll lojën dhe ushtrojnë presion për shënimin e golit të avantazhit, dhe është përsëri David Marku, me një inkursion personal nga e djathta e sulmit dhe e dërgon topin në rrjetë dhe 2-1 për Besëlidhjen.

Në minutat e mbetura, ndonëse me një lojtar më pak, presioni i skuadrës lezhjane sa vjen e rritet. Dhe sulmuesi Allamani, trondit portën mike me një gjuajtje nga e majta e sulmit por topi godet traversën. Është përsëri ky futbollist i cili duke e ndjekur nga afër një aksion të lezhjanëve, shënon golin e sigurisë me një gjuajtje nga afër portës së miqve dhe rezultati shkon në 3-1, me të cilin përfundon krejt takimi, ku vendasit luajnë për 35’, me 10 lojtarë dhe arrijnë të krijojnë epërsi dhe të shënojnë edhe dy gola dhe fituar tre pikë të vlefshme dhe ta nisin mbarë këtë kampionat.

Ndërkohë që duhet thënë se skuadra mike Albanët, nuk ishte ajo e sezonit të kaluar, pasi kishte bërë ndryshime, dhe nuk do të jetë kaq e lehtë për çdo skuadër, në përballjet me të, ashtu siç dhe çdo ndeshje, pritet të ketë rivalitet, pavarësisht emrit të skuadrës dhe fushës ku do të luhet.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img