Është zhvilluar ndeshja e futbollit për javën e parë të fazës së parë te kategorisë së dytë “FK Terbuni” ndaj “FK Iliria”, ndeshje e cila ka perfunduar me rezultatin e barabartë 0-0.
Kjo është ndeshja e parë për këtë sezon, ku ekipi i Terbunit bëri një ndeshje te mirë, megjithëse gjykimi i kryesorit te takimit Olsi Sokoli, ishte i njëanshëm dhe i padrejtë, ku disa herë arriti te krijojë tencione në mes dy ekipeve!!
Edhe tifozeria e Fushë-Krujes, disa herë hodhi në fushë gur dhe sende te tjera duke dëmtuar edhe lojtaret e Terbunit!!!
Urojnë ekipin e Terbunit suksese në takimet e tjera, për arritjen e objektivit, daljen në kategorinë e parë !!!
(Video) Pamje nga ndeshja, Tërbuni-Iliria, 0-0. Java e parë e kategorisë së dytë.
Fadil Hyseni-Pukë