Thursday, December 5, 2024

Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-15 barazon 2-2 me Malin e Zi

Lexo

Mali i Zi(U15)-Shqipëria (U15), 2-2

Formacioni i Shqipërisë: Marsid Hoxha (GK), Endi Cekrezi, Joart Mile, Rian Neza, Riad Syla, Angelos Çomo, Fabio Hyseni, Sean Sulaj, Haxhi Rrena (C), Tom Keqi dhe Erjon Vajushi. Trajner: Armand Dama

Shqipëria U-15 luajti pasditen e sotme miqësoren e parë ndaj Malit të Zi U-15 në Podgoricë. Kuqezinjtë barazuan 2-2 me Malin e Zi, teksa për Shqipërinë realizoi dy gola sulmuesi Haxhi Rrena.

Trajneri Armand Dama e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Malit të Zi U-15: Marsid Hoxha (GK), Endi Cekrezi, Joart Mile, Rian Neza, Riad Syla, Angelos Çomo, Fabio Hyseni, Sean Sulaj, Haxhi Rrena (C), Tom Keqi dhe Erjon Vajushi.

Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen dhe pas disa momenteve të mira mori avantazhin në minutën 24-t. Kapiteni Haxhi Rrena zhbllokoi takimin pas një aksioni shumë të bukur të kuqezinjve.

Avantazhi i Shqipërisë zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Mali i Zi barazoi rezultatin në minutën e 31-të me Luka Vusurovic. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë gjetën sërish rrugën e rrjetës me Haxhi Rrenën. Kapiteni kuqezi i shkoi deri në fund aksionit dhe përfitoi nga gabimi i mbrojtjes kundërshtare. Rrena kaloi edhe portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuan golin e dytë personal në këtë sfidë.

Deri në fund u aktivizuan pothuajse të gjithë lojtarët e grumbulluar nga trajneri Armand Dama. Kuqezinjtë mbrojtën mirë avantazhin por në minutën e 78-të Neza shkaktoi penallti që u shndërrua në gol nga Nikola Vukoje. Në fund sfida e parë miqësore u mbyll në barazim me rezultatin 2-2.

Ndeshja e dytë miqësore Shqipëri U15 – Mali i Zi U15 do të luhet më 26 shtator në stadiumin “Reshit Rusi”, në orën 16:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img