Saturday, September 28, 2024

(Video) Vllaznia “dorëzohet” në Korçë. E mund Skënderbeu 3-0. Superliga Volej Meshkuj

Lexo

Skënderbeu-Vllaznia  3-0(25-20, 25-18, 25-22)

Vllaznia e volejbollit meshkuj është mposhtur me rezultatin e pastër 3 me 0 nga Skënderbeu. Ndeshja në fjalë është luajtur sot në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës për llogari të javës së tretë të Superligës së volejbollit për meshkuj.

Kuqeblutë e Vllaznisë vinin në këtë ndeshje pas fitores në shtëpi realizuar në mesjavë ndaj Elbasanit me rezultatin 3 me 1. Edhe pse në prononcimin e dhënë pas kësaj ndeshjeje, trajneri shkodran Artan Kalaja theksonte se gjatë vitetve të fundit, Vllaznia sistematikisht kishte fituar në transfertën korçare, i druhej merkatos të skuadrës kundërshtare të përforcuar me volejbollistë të huaj.

Një ndeshje, që Vllaznia nuk bëri asgjë për ta fituar, ku në të trete setet, volejbollistët vendas dominuan në të gjitha drejtimet ndaj atyre kuqeblu.

Pas fitores së setit të parë nga Skënderbeu me shifrat 25 me 20, pritej një reagim i Vllaznisë në setin e dytë. Por, përkundrazi, dominimi korçar ishte edhe më i madh në këtë set, të cilin e fitojnë me shifrat 25-15 duke e thelluar avantazhin e seteve në 2 me 0.

Seti i tretë paraqet një lëvizje disi më ndryshe të Vllaznisë e cila insiston ta fitojë atë me synim për të rihapur ndeshjen. Por, pikët e Vllaznisë shkojnë deri në 22, ndërkohë që korçarët e drejtuar nga trajneri Arben Prifti, shënojnë 25 të tilla duke arritur ta fitojë të gjithë ndeshjen me fitoren e thellë 3 me 0.

Për javën e katërt të Superligës së volejbollit meshkuj, Vllaznia pret në Shkodër Partizanin, takim që huhet të poremten e ardhshme me datë 3 tetor 2024.

(Video) Pamje nga ndeshja, Skënderbeu-Vllaznia. Superliga volejboll meshkuj, Java e tretë. Pallati i sportit “Tamara Nikolla” i Korçës.

Tonin FRROKU-Gazetar sportiv, Korçë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img