Monday, November 25, 2024

Pas pak, Dinamo-Vllaznia. Gjykon patosaraku Olsid Ferataj. Teknikët kundërshtarë zyrtarizojnë formacionet e para

Lexo

Pas Egnatia-Partizani të zhvilluar ditën e djeshme, e mbyllur me fitoren e të kuqve 0-2, si dhe takimit të pasdites së sotme Laçi-Teuta i fituar nga durrsakët 0-1 që në orën 16:00 të zbresin në fushën e lojës, në orën 19:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Elbasan Arena” me superduelin Dinamo-Vllaznia.

Dy ekipe këto që në pragndeshje, trajnerët kundërshtarë, Ilir Daja(Dinamo) dhe Thomas Brdariç(Vllaznia) kanë deklaruar objektivin e fitores. Por, ajo që do të vendosë është fusha e lojës, ku për Vllazninë e teknikut Thomas Brdariç, nga minuta e parë do të luajnë: Qarri, Gurishta, Juric, Krymi, Sala, Balaj, Delaj, Mala, Qato, Yago, Stojanovic. Trajner: Tomas Brdariç

Nga ana tjeëtr, trajneri dinamovit Ilir Daja, do ta nisë ndeshjen me këto futbollistë: Sali, Muzek, Hoxha, Zabërgja, Goudiaby, Mandela, Bregu, Karamba, Meksi, Lorran, Toli.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta vendosë patosaraku Olsid Ferataj, ndihmës të tij do të jenë anësorët, Ilir Tartaraj(Fier), Nuri Rrapaj(Patos) dhe arbitër i katërt: Erjon Bylykbashi(Elbasan).

Në sektorin shumë të rëndësisëhëm të sistemit VAR është Emanuela Rusta(Elbasan) dhe AVAR, Juxhin Xhaja(Tiranë). Delegat i FSHF-së është Alban Tafaj(Tiranë) dhe Vëzhgues i FSHF-së: Plarent Kotherja(Tiranë).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img