Sunday, September 29, 2024

Dede debuton me humbje në krye të pankinës ballshiote. Ish skuadra e tij e mund në “Adush Muça”. Bylis-Elbasani 0-1(Shënues: Lleshi 76’)

Lexo

Elbasani merr një fitore të çmuar në transfertë përballë Bylisit, falë një goli të shënuar nga Lleshi në pjesën e dytë të sfidës. Verdheblutë fitojnë 1-0 në “Adush Muça” dhe prishin festën e ish-trajnerit Dede, që debuton me humbje në krye të skuadrës mallakastriotë.

Ndeshja ka qenë e luftuar, pro në fund janë miqtë ata që marrin një fitore me vlera, që i ngjit në vendin e tretë në renditjen e Abissnet Superiore, në kuotën  e 12 pikëve.

Bylisi pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe mbetet në vendin e parafundit në renditje në kuotën e 5 pikëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img