Friday, November 22, 2024

Arbitrave shqiptarë i besohet të vendosë drejtësi në Conference League(Heidenheim- Olimpija Ljubljana)

Lexo

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në Conference League, kompeticion që do të nisë fazën e grupeve këtë të enjte. UEFA ka publikuar gjyqtarët për ndeshjet e mesjavës në kompeticionet europiane dhe i ka besuar ndeshjen Heidenheim- Olimpija Ljubljana një arbitri shqiptar.

Enea Jorgji do të jetë arbitër kryesor në sfidën mes gjermanëve dhe sllovenëve, që do të luhet të enjten në orën 18:45. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të jenë asistëntët e kryesorit, ndërsa Eldorjan Hamiti gjyqtar i katërt.

E gjitha skuadra e arbitrave në ndeshjen e Conference League, Heidenheim- Olimpija Ljubljana, do të jetë shqiptare, pasi në VAR do të jetë Kreshnik Barjamaj, ndërsa asistent i VAR-it Juxhin Xhaja.

Një tjetër vlerësim për “bilbilat” shqiptarë, pasi një javë më parë një treshe gjyqtarësh shqiptarë vendosi drejtësi në ndeshjen e Europa League AZ Alkmaar – Elfsborg.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img