Ditën e enjte do të luhen ndeshjet e Europa League, ku ky kompeticion do të ketë përballje mjaft interesante dhe të luftuara mes ekipeve. Sfida që premtojnë spektakël, ndërsa nuk do të mungojnë shqiptarët.
Në një prej sfidave të kësaj dite, protagonist do të jenë arbitrat e Superiores. Enea Jorgji dhe ndihmësit e tij do të marrin skenën, teksa do të jenë kreysorë në duelin mes Heidenheim-Olimpija Ljubljana ora 18:45.
Kjo sfidë do të luhet në Gjermani dhe ndihmës të Jorgjit do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Arbitër i 4 do të jetë Eldorjan Hamiti. VAR-i i është besuar Kreshnik Bajramit,teksa në AVAR do të jetë Juxhin Xhaja.
Fatos LAMAJ