Saturday, November 23, 2024

(Intervista) Laçi-Vllaznia 0 me 0, flasin trajnerët Shpëtim Duro dhe Thomas Brdariç

Lexo

Shpëtim Duro(Trajner i Laçit):

“Në ndryshim nga 2 ndeshjet e fundit, që nuk kanë qenë pozitive, sot skuadra bëri një paraqitje të mirë. Luajtëm me një rival direkt, paraqitja ka qenë pozitive, me përjashtim të 10 minutave të para. Më pas paraqitja e skuadrës ka qenë e mirë. Në ndeshjet me rivalët direkt, janë të gjitha të pranueshme.  Këto ndeshje luhen për 3-4 raste. Patëm mundësi, këto situata duhet të zgjidhen për të fituar ndeshjen, po çalojmë në finalizim.

Aspekti fizik i ndeshjes me Partizanin ndikoi. Kemi pasur lojtarët e mesfushës që nuk janë zëvendësuar dhe kanë pasur mbingarkesë. Sot mund të them që Deliu-Lushkja-Shehu kanë bërë një ndeshje të mira. Ajo ndeshje me Partizanin ka pasur probleme, mbas 3 ditësh kishim ndeshje me Tiranën, prezenca 100 përqind e disa lojtarëve ka ndikuar.

Në lidhje me ndërrimin e Kërçikut mund të them se u bë duke pasur parasysh konsumin fizik të Harmonit, për t’i dhënë freski krahut të djathtë me Kërçikun. Xhixhën e kalova në qendër. Në ndeshjet direkte, edhe barazimi është pozitiv, sepse ngelëm në ato pozita. Skuadra jonë ka qenë e kujdesshme. Duhet t’i kishim shfrytëzuar mundësitë që na u dhanë për t’i fituar ndeshjet”, nënvizoi trajneri tiranas i laçjanëve, Shpëtim Duro menjëherë pas ndeshjes, Laçi-Vllaznia 0-0.

Thomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë):

“Si fillim dua të komplimentoj lojtarët, në mbrojtje kemi luajtur shumë mirë. Jemi munduar të luajmë me kundërsulm. E kishim menduar në këtë mënyrë varjantin taktik. Jam i lumtur për këtë zgjedhje. Shpërdoruam në sulm, gjithsesi duhet të punojmë më shumë për sa i përket fazës ofensive. Jam i kënaqur me performancën e sulmuesit Sise me mënyrën si ka luajtur. Ka qenë e vështirë për të të luajë me 3 lojtarë të fortë në lojën në ajër. Duhet të punojmë më shumë, por gjithsesi jam i lumtur në përgjithësi me skuadrën.

Mendonim që Laçi do të luante në 3 në prapavijë, ndaj kemi zgjedhur të ndryshojmë variantin taktik. Kemi qenë të balancuar, por kemi vuajtur shumë në finalizim, nuk kemi qenë efektiv, për këtë duhet të punojmë shumë.

Kemi bërë një kampionat të mirë, skuadrat kanë qenë shumë të përgatitura në fazën e tretë. Mungon finalizimi, mungon besimi te lojtarët e sulmit, kur mungon besimi gjërat nuk bëhen të lehtët. Duhet të vertikalizojmë më shpejt. Kjo është ajo që duhet të bëjmë të mërkurën në Kupë. Jemi gati për këtë ndeshje, mendoj që mund t’ia dalim”, theksoi në intervistën e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Laçi-Vllaznia 0-0, trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img