Monday, October 7, 2024

Tjetër trofe për Lioniel Messin, i 46-ti sipas radhës në karrierën e tij sportive

Lexo

Dygolësh, fitore dhe trofe. Gjithçka shkon në mënyrën e duhur për Inter Miamin dhe Lionel Messin, i cili fitoi trofeun e 46-të të karrierës së tij.

“Pleshti” ngriti në qiell “Mburojën e Mbështetësit”, një trofe i garantuar për skuadrën e MLS-së me numrin më të madh të pikëve në sezonin e rregullt, duke festuar me bashkëlojtarët e tij dhe veçanërisht me Luis Suarez, shënuesin e golit tjetër të shënuar ndaj kampionëve në fuqi Columbus Creë.

Inter Miami mposhti 3-2 Columbus Creë dhe me këtë sukses, përfiton faktorin fushë në ndeshjet e Play Off-it që do të vendosin se kush do të fitojë kampionatin, duke filluar nga fundi i tetorit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img