Friday, November 22, 2024

(Video) Superliga, Volej Femra. Vllaznia humbet në shtëpi me kryesuesen Partizani

Lexo

Vllaznia-Partizani 0-3(15-25, 19-25,  21-25)

Vllaznia: Laura Ballçiti, Raisa Ceraj, Esmeralda Tuci, Marjana Ndou, Edna Erkoçi, Adma Mikopula, Elira Rukaj, Brikena Bashaj, Klodeta Zhivani(Kapitene), Ariola Kuti, Taurie Magee. Trajner: Nora Deda

Gjyqtarë: Ardit NURJA- Endri ZGURI. Vëzhgues i FSHV: Agim REKA

Java e katërt e Kampionatit Kombëtar të Superligës së volejbollit femra, përballi pasditen e së premtes Vllazninë dhe Partizanin. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” pati një fillim më të mirë nga skuadra mysafire, e cila duke shfrytëzuar një plogështi të volejbollisteve shkodrane, fiton setin e pare me shifrat 15 me 25.

Ndërhyrja e trajenes Nora Deda në pushimin mes dy seteve, bën që Vllanzia ta fillojë mjaft mirë setin e dytë, të cilin edhe e kryeson deri tek pika e 16-të, por më pas, Partizani kryesues i kampionatit me katër volejbolliste shkodrane në gjirin e tij: Klavia Petëza, Stela Kiri, Xhesika Kaçi dhe Danjela Dodra, mes të cilave Petëza ishte më e mira në fushën e lojës, kthen rezultain në favorin e skuadrës mike duke bërë që edhe seti i dytë të fitohet nga Partizani, këtë radhë me shifrat 19-25.

Seti i tretë ishte më i bukuri i krejt ndeshjes. Dhe kjo për meritë të Vllaznisë, e cila vazhdon të luajë mirë duke këmbëngulur ta marrë këtë set me synimin e rihapjes së  ndeshjes. Këtë radhë shkon deri tek pika e 21-të, por, është sërishmi Partizani që tregohet më i saktë në pikët vendimtare duke e fituar edhe këtë set me shifrat, 21-25, si dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm me sete, 0 me 3.

(Pamje nga ndeshja e volejbollit femra, Vllaznia-Partizani, 0-3. Superliga, java e katërt. Pallati i sportit “Qazim Dervishi” Shkodër)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img