Kampionati Kombëtar i Superligës së moshave ka përballur në javën e gjashtë Vllazninë dhe Tiranën. Katër ndeshje, njëra pas tjetrës janë zhvilluar në stadiumin “Reshit Rusi” mes dy klubeve, të cilët përbëjnë një derbi interesant sa herë luajnë njëri me tjetrin.
Ballafaqimet Vllaznia-Tirana kanë nisur me kategorinë e moshës U-17, ku Vllaznia e drejtuar nga Arbër Shytani ka ngulmuar shumë për ta fituar këtë ndeshje, kjo edhe për faktin se edhe rastet për shënim në portën mike nuk kanë munguar, por asnjëri prej tyre nuk shkoi në rrjetën e portës tiranase.
Përkundrazi, pesë minuta nga fundi i krejt ndeshjes, bardheblutë kanë arritur të shënojnë me anë të Xhoni Shegës duke dalë fitues të kësaj ndeshje me rezultatin 0 me 1.
Ballafaqimi i dytë, Vllaznia-Tirana i zhvillur po në stadiumin “Reshit Rusi” ka qënë për kategorinë e moshës U-18. Ashtu si edhe në ndeshjen e mëparshme të 17-të vjeçarëve edhe tek 18-të vjeçarët, futbollistët kuqeblu të drejtuar nga trajneri Malvin Macerovi kanë zhvilluar një ndeshje të mirë duke qënë edhe disa herë pranë shënimit të golit të avantazhit. Por, ndërkohë që goli i avantazhit pritej në portën tiranase, ai vjen në portën e Vllaznisë, dhe për konçidencë është një shkodran si Mateo Deda që duke luajtur në formacionin e Tiranës, shënon në portën kuqeblu duke i dhënë fitoren ekipit të tij, e dyta radhazi në kampin bardheblu në harkun kohor të pesë orvëve.
Por, klasiket futbollit të moshave, Vllaznia-Tirana do të vijonin me një tjetër përballje mjaft interesante, këtë radhë në mes Vllaznisë dhe Tiranës me kategorinë e moshës U19-të. Një fillim i shpejtë dhe rezultativ për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Elvis Plori, të cilët arrijnë të shënojnë dy gola njëri pas tjetrit, fillimisht me autor Klajti Halili në të tretën minutë, dhe më pas me Egert Selmani në të 15-tën minutë. Por, tiranasit reagojnë shumë shpejt, dhe në të 22-të minutë shkurtojnë diferencen me anë të Elmorin Dedes, një tjetër shkodrani që luan për 19-të vjeçarët e Tiranës. Pjesa e parë, mbyllet me avantazhin e kuqebluve 2-1, ndërkohë që me të filluar pjesa e dytë, në të 59-të minutë, Tirana shënon me anë të Dejvi Duro duke barazuar rezultatin në 2-2. Minutat e mbetura, megjithë përpjekjet dhe rastet e të dyja skuadrave, të cilat goditen nga një shtyllë në secilen portë, rezultatin nuk ndryshon më duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultain e barabartë, 2-2.
Ballafaqimi i katërt, Vllaznia-Tirana në Superligën e futbollit të moshave ka qënë ai për kategorinë e moshës U-13, ku goli i shënuar nga Xama për Vllazninë e drejtuar nga trajneri Khaled Hoxha nuk mjaftoi, sepse dy goalt bardheblu me autorë Kroni dhe Çuni, i japin fitoren Tiranës me rezultatin 1 me 2.
Në këtë mënyrë, në 4 ballafaqime të luajtura na stadiumin “Reshit Rusi”, Vllaznia-Tirana, bilanci është pozitiv për tiranasit, të cilët fituan 3 ndeshje, dhe 1 tjetër u mbyll në barazim.
(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia U19-Tirana U19, 2-2. Superliga e moshave-Stadiumi “Reshit Rusi” Shkodër