Formë e shkëlqyer nga ndeshja në ndeshje e portierit cërrikas të skuadrës së Llapit. Edhe këtë javë që lamë pas portieri Vokli Laroshi e mbajti të pa prekur portën e tij edhe pse u ” bombardua” nga gjuajtjen në kuadrat tw kundërshtarit.
Ekipi i Llapit portën e të cilit mbron cërrikasi, barazoi 0 me 0 në kryendeshjen e kësaj jave. Portieri Laroshi tregoi aftësitë e tij prej portieri të talentuar dhe u shqua duke bërë pritje mjaft të vështira duke evituar gola të sigurtë.
Laroshi me formën që gëzon është kthyer në një nga futbollistët më të rëndësishëm jo vetëm te skuadra e Llapit por për momentin është më i miri i Superligës kosovare. Ai ka katër ndeshje rradhazi si titullar që nuk pëson gol dhe kjo tregon dhe njëherë formën e tij të mirë.
23 vjeçari Vokli Laroshi deri tani në katër takimet që ka luajtur ka plot 360 minuta pa pësuar gol. Portieri me të ardhme të shkëlqyer pretendon ta mbajë të pa prekur portën e tij dhe në takimet e rradhës.
Paraqitja e tij shumë e mirë e ka entuziazmuar stafin teknik të ekipit të Llapit . Portieri cërrikas i skuadrës kosovare ka marrë gjatë këtij kampionati vlerësime dhe opinione pozitive nga specialistët e shquar të futbollit në Kosovë. Ai vlerësohet prej tyre si një portier i talentuar dhe me një karrierë që do lërë gjurmë në Kosovë, ndërkohë që ekipi i tij i Llapit renditet i treti në Superligën e Kosovës pas FC Malisheva e Ballkanit. Portieri Laroshi më herët është grumbulluar edhe me ekipin Shpresa e Shqipërisë.