Saturday, November 23, 2024

Kombëtarja-Uzuni humbet sfidat me Çekinë & Gjeorgjinë për shkak dëmtimi, ftohet në Kombëtare sulmuesi Indrit Tuci

Lexo

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të Nations League ndaj Çekisë dhe Gjoergjisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bë me dije se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor në ndeshjen e fundit me kubin, por u paraqit në Kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. Dje futbollisti bëri një rezonancë magnetike që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë.

Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit.

Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci, i cili pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img