Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit morën pjesë në konferencën e përvitshme “UEFA Club Licensing & Financial Sustainability” të zhvilluar në Beograd, ku morën pjesë përfaqësues nga 55 vendet anëtare të UEFA-s, si dhe përfaqësues nga konfederatat anëtare të FIFA-s.
Në këtë konferencë morën pjesë Drejtoresha e Departamentit Ligjor dhe Licensimit në FSHF, Erisa Vora, Menaxheri i Licensimit të klubeve , Eduard Gjini, ndërsa në cilësinë e të ftuarës nga UEFA, në një seancë panel ishte e ftuar edhe Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve, Evia Kumrija.
Gjatë konferencës u prezantuan ndryshimet në rregulloret e licensimit te klubeve, për edicionin e vitit 2024, si dhe u diskutuan problematikat e tjera që prekin sektorin e licensimit të klubeve për vajza edhe djem.