32 bilardistët më të mirë të qarkut Shkodër janë përballur me njëri tjetrin në kuadrin e Kupës “Shkodra Open”, organizuar nga Shoqata e Bilardos Vllaznia në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.
Ndeshjet e zhvilluara në sallën e bilardos pranë stadiumit “Loro Boriçi” u shoqëruan me shumë rivalitet nga ana e pjesëmarrësve, ndeshje të cilat u ndoqën me shumë interes edhe grupe tifozësh dhe dashamirësish të këtij sporti në Shkodër.
Për t’u theksuar është fakti se në ndryshim nga vitet e kaluara kur në garë kanë qënë bilardistët e vjetër, emra të cilët si Nail Alushi, Malo Ademi, Xhevat Sokoli, etj që kanë lënë gjurmë në sportin e bilardos, tashmë vendin e tyre e ka zënë një brez i rinj i talentuar që po e çon akoma më lart traditën e këtij sporti në Shkodër.
Presidenti i shoqatës së bilardos në Shkodër, Ardian Vorfa, shprehet i kënaqur me zhvillimin e aktivitetit, ndërkohë që pohon se krahas të tjerave, ky aktivitet shërben edhe për përzgjedhjen e bilardistëve më të mirë shkodranë që do të marrin pjesë në kampionatin kombëtar që do të zhvillohet në këtëfundviti në Tiranë.
(Video) Pamje nga ndeshjet e Kupës “Shkodra Open 2024” të zhvilluara në sallën e bilardos Vllaznia. Si dhe intervista me Ardian Vorfën, president i shoqatës së bilardos Shkodër.
Gaspër MARKU