Sunday, November 24, 2024

EURO 2025 për vajza/ Kombëtarja kuqezi e drejtuar nga Armir Grima nis të dielën përgatitjet për dy ndeshjet me Norvegjinë

Lexo

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë më 25 dhe 29 tetor, dy duelet vendimtare me Norvegjinë, të vlefshme për raundin e parë të play-off-it të Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të nisë të dielën përgatitjet për dy sfidat me Norvegjinë. Tekniku kuqezi do të publikojë së shpejti listën me emrat e futbollisteve të ftuara, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në Shkodër.

Takimi i parë Shqipëri – Norvegji do të luhet në Shkodër, më 25 tetor në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 16:00. Katër ditë më vonë, më 29 tetor, vajzat kuqezi do të udhëtojnë drejt Oslos për të zhvilluar ndeshjen e dytë ndaj Norvegjisë. Ky takim do të luhet në stadiumin “Ullevaal Stadion”, në orën 19:00.

Dy ndeshje shumë të rëndësishme për Kombëtaren e vajzave që në rast suksesi ndaj Norvegjisë, në raundin e dytë të play-off-it do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci – Irlandë e Veriut.

Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët të mbështesin Shqipërinë e vajzve në ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img