Saturday, October 19, 2024

Brdariç: “Duhet të mësojmë shumë shpejt nga kjo ndeshje. Puna jonë të rrisim lojtarët, sot vendosëm shumë të rinj”

Lexo

Vllaznia është mposhtur në transfertë nga Laçi në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Kurbin, përfundoi 3-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric:

“Nuk dua të flas për lojtarët që mungojnë, kishim gjithçka në dorë në pjesën e parë. Luajtëm me stilin tonë, shënuam, kishim raste për të dytin. Dhe në fund të pjesës së parë ndodh, për mua goli ishte “offside”, nuk kuptova pse ishte i rregullt. Në pjesë të dytë dëshironim të tregonim të njëjtën fytyrë, pastaj ramë, nuk e prita. Nuk kishim eksperiencën në fushë. Duhet të mësojmë shumë shpejt nga kjo ndeshje.

Ne provuam të mbajmë të gjithë lojtarët në balancë, që t’i rrisim. Po punojmë me lojtarët që na ndodhen. Mungesat ndodhin te të gjitha ekipet, deçizive nëse kemi zëvendësuesim. Sot ishim thuajse gati, por jo gati. Ishte më deçizive, që nuk fituam duelet dhe kur nuk ndodh nuk mundesh të mbijetosh në Superligë.

Do shohim cilët lojtarë janë të gatshëm. Puna jonë të rrisim lojtarët, sot vendosëm shumë të rinj. Kjo është që të tregojnë pse janë te Vllaznia”, u shpreh Brdariç për RTSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img