Saturday, October 19, 2024

Moriero: “Kam ardhur prej 4-5 ditësh, jemi munduar të punojmë në anën psikologjike. Bënë gjithçka në perfeksion, por ka shumë për të punuar”

Lexo

Laçi ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-1. Pas ndeshjes, Françesko Moriero, trajneri i ri i Laçit, u shpreh:

“Fillimisht dua të bëj një shënim për familjet e tre djemve të vdekur në Itali, ultras të një skuadre puljeze. Klubi dhe unë duke qenë italian, i jam pranë këtyre familjeve se sporti është i të gjithëve dhe na vjen keq për ta.

Unë kam ardhur prej 4-5 ditësh, jemi munduar të punojmë në anën psikologjike me djemtë. Djemtë kanë punuar mirë këtë javë, i kam thënë që për ne kampionati fillon sot dhe duhej ndryshuar mentaliteti.

Jam munduar t’u jap atyre eksperiencën time, që të mundohem t’i fus në kokë që futbolli është sakrificë, përkushtim. Ata kanë bërë gjithçka në perfeksion se nuk ishte e lehtë kundër një skuadre të madhe.

Duhet të punojmë se meqë jemi në fund, na mungon diçka. Nuk kam parë probleme te ekipi, ka sakrifikuar shumë, ndryshuam modelin e lojës. Por sot pashë një ekip shumë të organizuar dhe me dëshirën për të fituar. Ka shumë për të punuar, por në futboll eksperienca më thotë që fitorja të ndihmon të ecësh para e të bësh mirë”, tha Moriero për RTSH pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img