Saturday, November 23, 2024

Moment i rëndësishëm për sportin e peshëngritjes, krijohet Federata Ballkanike e Peshëngritjes në Shqipëri. President i Federates u zgjodh z. Elez Gjoza

Lexo

Është zhvilluar sot në Shqipëri Kongresi për themelimin e Federatës Ballkanike të Peshëngritjes. Në këtë Kongres ishin të pranishëm edhe Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohammed Jalood, Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Conflitti si edhe të gjithë Presidentët e Federatave anëtare.Krijimi i Federatës Ballkanike të Peshëngritjes në Shqipëri shënon një moment të rëndësishëm për zhvillimin e këtij sporti në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Shqipëria ka një traditë të gjatë dhe të suksesshme në sportin e peshëngritjes, me kampionë të njohur që kanë përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare.Krijimi i Federatës Ballkanike të Peshëngritjes në Shqipëri synon të forcojë rolin e Shqipërisë si një qendër e rëndësishme për zhvillimin e këtij sporti  në Ballkan dhe më gjerë.

Në këtë kuadër, Shqipëria ka luajtur një rol aktiv në organizimin e kampionateve dhe aktiviteteve të peshëngritjes në rajon, duke organizuar aktivitete  të përmasave ndërkombëtare si edhe duke ofruar mbështetje për bashkëpunim sportiv midis vendeve ballkanike.

Federata Ballkanike e Peshëngritjes synon të koordinojë garat rajonale, të promovojë zhvillimin e sportit në vendet e Ballkanit dhe të forcojë bashkëpunimin midis federatave kombëtare të peshëngritjes. Shqipëria, me kontributin e saj të rëndësishëm në këtë federatë, ka krijuar një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e rezultateve sportive në rajon.

Zyra e Federatës Ballkanike të Peshëngritjes do të jetë në Tiranë dhe me votim unanim Presidenti i Federates  Ballkanike të Peshëngritjes u zgjodh Elez Gjoza i cili aktualisht mban edhe postin e Presidentit të FSHP.

Fatmir POPJA

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img