Tuesday, October 22, 2024

Cerrik – Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes në fshatin e kampionëve të “Shtërmenit ” në Cërrik premton… NGA FATMIR POPJA

Lexo

-Në Bashkinë e Cerrikut, Kryebashkiaku Andis Salla mikpriti Presidentin e Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohammed Jalood, Presidentin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Conflitti të cilët shoqëroheshin nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza i cili këtë të Martë u zgjodh edhe President i Federatës Ballkanike të Peshëngritjes .Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm edhe Kampionët e Botës në Peshëngritje Briken Calja e Ertjan Kofsha  të cilët kanë bërë historinë bashkë me Ekipin e Peshëngritjes “Shtërmeni”, ekip i cili ka koleksionuar deri tani 93 medalje në aktivitetet ndërkombëtare.

Kryetari i Bashkisë së Cërrikut i falënderoi drejtuesit më të rëndësishëm në rang europian dhe botëror të sportit të peshëngritjes për vizitën zyrtare që zhvilluan në Bashkinë e Cerrikut dhe në Klubin Sportiv të Peshëngritjes “Shtërmeni “. Ky ekip prej disa dekadash përfaqëson denjësisht këtë Bashki si në garat kombëtare edhe në ato ndërkombëtare ku ka fituar dhjetra medalje si edhe ka fituar disa tituj kampion europe dhe kampion bote.Është kënaqësi dhe vlerësim për të gjithë ne që personalitetet e niveleve më të larta drejtuese të peshëngritjes  vijnë për herë të parë në Shtërmen të bashkisë së Cerrikut , fshati  ndoshta i vetëm në të gjithë Globin që ka nxjerrë kampionë Europe e Bote , por shqiptarët e duan shumë peshëngritjen dhe janë shumë të fortë.

Ndërkohë Presidenti i Federatës Botërore të  Botërore të Peshëngritjes Mohammed Jalood u shpreh i surprizuar për sukseset e arritura nga sportistët e ekipit të “Shtërmenit” të Bashkisë së Cerrikut. Më herët kam njohur sportistë të “Shtërmenit” dhe tani më vjen mirë që po shoh nga afër këtu në Shtërmen sportistët , trajnerin e tyre dhe kushtet ku ata stërviten.Erdha nga Kina dhe kam vizituar pesë qytete mjaft të mëdha. Kina shpenzon shumë për sported Më vjen shumë mirë për paraqitjen dinjitoze dhe suksest e Shqipërisë dhe ja ku jam tani në një fshat të vogël të Shqipërinë që ka emra të mëdhej të sportit të peshëngritjes dhe kampionë europe e kampion bote. Briken Calja dhe Ertjan Kofsha jam i bindur se do fitojnë tituj të tjerë kampionë në garat ndërkombëtare. Më vjen mirë që Shqipëria ka bërë paraqitje dinjitoze në kampionatet europiane dhe botërore në peshëngritje. Ne do ta kemi në qendër të vëmendjes tonë Shqipërinë në të ardhmen.

Ndërkaq, Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes u shpreh se sporti i peshëngritjes së fundi synon që të jetë baza e Lojërave  Olimpike dhe kemi si objektiv madhor  të evitojnë në maksimumin e mundshëm rastet e përdorimit të dopingut nga sportistët.Peshëngritja duhet të jetë një sport i pastër. Pëshëngritja është një  mjaft i ndjekur dhe aktualisht situata në Federatën Botërore të Peshëngritjes  është  mjaft e mirë.Shpresoj që në Lonjërat Olimpike të vitit  2028 do të ketë edhe  sportistë nga “Shtërmeni” i Cerrikut .Besoj se Ertjan Kofsha do jetë një kampion i padiskutueshëm .I uroj gjithë të mirat peshëngritësve të Cerrikut.

Nga ana e tij Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes Antonio Conflitti  tha se vitin e ardhshëm do të zhvillohet  në Shqipëri Kampionati Europian i Peshëngritjes dhe jam i lumtur që jeni në  pararojë  të këtij sporti.Gjatë këtyre viteve Shqipëria ka nxjerrë kampionë të mëdhej të kalibrit europian e botëror.Ndoshta keni një  formulë  të vecante që  një vend kaq i vogël keni nxjerrë kaq kampione  dhe se në të ardhmen pretendoni të keni edhe më shumë. Bravo Shqipëri dhe komplimente edhe Shtërmenit të Cerrikut për sportistët që kanë bërë emër kudo me rezultatet e shkëlqyera.

Jemi në pararojë dhe synojmë rezultate edhe më të mira u shpreh Elez Gjozaj, President i FSHP dhe njëherësh President i Federatës Ballkanike  të Peshëngritjes.Për të është vizitë  historike , vizita e drejtuesve të Federatës Europiane dhe asaj Botërore në Shqipëri. Nuk u zgjodh rastësisht të vizitohej prej tyre Cerriku. Kjo bashki ka nxjerrë sportistë  dhe trajnerë  të mëdhej si edhe kampionë europe e  bote si Briken Calja dhe  Ertjan Kofsha që do e çojnë edhe me përpara pëshengritjen shqiptare. Shtërmeni i Cërrikut dhe Shqipëria do nxjerrin gjithmonë kampionë europe e kampionë bote. Jemi në rrugën  duhur dhe do punojmë që rezultatet ti kemi shumë të mira në të gjitha garat.

Edhe Leonard Toska, trajneri i ekipit të peshëngritjes “Shtërmeni” dhe i ekipit kombëtar e cilësoi si një nga ngjarjet më të rëndësishme  vizitën në Cerrik dhe në Shtërmen të personaliteteve më të rëndësishëm të peshëngritjes botërore. Ky është tregues i qartë i vlerësimit të sukseseve të peshëngritjes në bashkinë e Cerrikut dhe i ekipit të “Shtërmenit” .Trajnerit Toska dhe ekipit ju premtua se palestra ku stërviten sportistë kampionë do rikonstruktohet së shpejti duke krijuar kushte bashkëkohore  duke e kthyer në një  nga më modernet në vendin tonë. Ndërkaq drejtuesit më të rëndësishëm të peshëngritjes europiane dhe asaj botërore zhvilluan biseda me sportistët elitarë të peshëngritjes së “Shtërmenit” dhe përfaqësues të medias ku u njohën gjerësisht me historinë e lindjes dhe zhvillimit të këtij sporti në fshatin Shtërmen që kampionët peshëngritës e kanë bërë mjaft të famshëm vitet e fundit jo vetëm në bashkinë e Cërrikut dhe Shqipëri por kudo.

(Video) Kryebashkiaku Andis Salla priti Presidentin e Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohammed Jalood, Presidentin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Conflitti, të cilët shoqëroheshin nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img