Wednesday, October 23, 2024

Java e dhjetë e Abissnet Superiore luhet në dy ditë. Vllaznia-Partizani, të shtunën, ora 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi”

Lexo

Java e 10 e Superiores, që nis fazën e dytë, do të ketë ndeshje shumë interesante, duke pasur parasysh ngjeshjen e ekipeve në tabelë ku çdo pikë e fituar mund të ndryshojë gjithçka në panoramën e kampionatit.

Sipas programit të hartuar nga sektori I garave pranë Fedederatës Shqiptare të Futbollit, ndeshjet e kësaj jave nisin që të premten, me tre sfida që luhen në këtë ditë. Dy të parat janë ato të drekës, Bylis-Teuta dhe Egnatia-Dinamo që ajnë planifikuar të luhen në orën 14:00.

Ndërsa më vonë, pasdite luhet n deshja tjetër e kësaj dite, Tirana-Laçi, me stadiumin ende për t’u përcaktuar, pasi stadium kombëtar “Air Albania” është akoma i mbyllur për të qënë gati në shërim të ekipit kombëtar për ndeshjet e nëntorit. Java e dhjetë e kategorisë Abissnet Superiore vijon ditën e shtunë me dy ndeshjet e tjera .

Në orën 17:00, Elbasani që barazoi javën e kaluar me Partizanin pret Skënderbeun në fushën e vet. Ndeshja e fundit e kësaj jave është ajo që do të luhet mbrëmjen e së shtunës, në orën 19:30,  në stadiumin, “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë vendase  dhe Partizanit udhëtues.

Një duel ky me të vertetë shumë interesant që ia vlen për tu parë, jo vetëm nga tradita e hershme e ballafaqimit të tyre në futbollin shqiptar, por edhe për atë që aktualisht janë dy nga skuadrat pretendente për titullin në këtë edicion. Pas javës së nëntë, që mbylli edhe fazën e parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për kategorinë Superiore, tabelën e klasifikimit e kryezon Partizani me 16 pikë.

Në vend të dytë dhe të tretë janë Egnatia dhe Dinamo me nga 15 pikë. Nga vendi I katërt deri tek vendi I gjashtë renditen tre skuadra, Elbasani, Vllanzia dhe Teuta. Tirana është e shtata me dhjetë pikë po aq sa ka edhe Skënderbeu I vendit të tetë. Me tre pikëshin e fituar ndaj Vllanzisë, Laçi është ngritur në vendin e parafundit me gjashtë pikë duke lënë në fund Bylisin me 5 pikë.

Kalendari i Javës së 10-të të Abissnet Superiore

E premte, 25.10.2024

Bylis-Teuta ora 14:00

Egnatia-Dinamo ora 14:00

Tirana-Laçi ora 17:00

E shtunë

Elbasani-Skënderbeu ora 17:00

Vllaznia-Partizani ora 19:30

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img