Saturday, November 23, 2024

(Intervista) Volejboll-Anton Qafarena, krenaria e volejbollit shqiptar. Skodrani që u shpall kampion me Vllazninë, dhe që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare, ka fituar Kupën e Emirateve të Bashkuara

Lexo

Anton Qafarena, është padyshim volejbollisti shqiptar më i suksesshëm në arenën ndërkombëtare. Pasi u shpall kampion me Vllazninë e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi, shumë shpejt veshët uniformën e kombëtares së Shqipërisë dhe menjëherë nisi aventurën jashtë Shqipërisë, fillimisht në Europë, ku luajti me shumë sukses në Itali, Rusi e Gjermani, u transferua në vendet arabe, aty ku fillimisht luajti me Al Nsser, dhe së fundmi në Emiratet e Bashkuara tek skuadra Abu Dhabi, ku u shpall fitues i Kupës së atjeshme.

Veriu Sport, kontaktoi me Anton Qafarenën, dhe i mori intervistën që ju ftojnë ta ndiqni më poshtë:

Anton, urime për fitimin e trofeut të Kupës. Bashkëpunimin me ekipin e ri e filluat mjaft mirë, direkt me fitimin e Kupës së Bashkuara Arabe. Diçka më konkrete për suksesin e fundit dhe sa kontribues ishte Qafarena në suksesin e arritur?

Shume faleminders per urimin dhe perkrahjen nga ana juaj. Normal, fillimi nuk ishte i lehte sepse une erdha këtu në Emiratet e Bashkuara me 1 shtator dhe ndeshjet kualifikuese te kupes fillonin me 20 shtator, ku u mundova te ambjentohesha shpejt dhe besoj ia arrita. Gjate ndeshjeve ne grup kishim pak oshilacione per shkak se nuk ishim ambjentuar si grup lojtaresh por ne fazen finale ishte komplet diçka tjeter dhe dominuam duke fitu dhe finalen e fundit me rezultatin 3-0 ndaj ekipit tjeter pretendet Al Nasr.

Sa i kënaqur jeni me ecurinë tuaj në këto vite larg Shqipërisë në ekipet e huaja?

Deri tani jam brenda objektivave t’mija, normal e mira nuk ka fund edhe per ma teper une si Anton asnjiher nuk jam i knaqun me vetveten. Gjithmon kerkoj ma shume. Pse jo perfeksionin, por besoj jam ne rrugen e duhun dhe shpresoj qe t’vazhdojn keshtu.

Konkretisht, me skuadrën që jeni aktualisht, i vështirë ambientimi, si ju priten, koleget, stafi?

Normal, ne çdo skuader te re kur bahesh pjese per her te pare duke mos e njohur terrenin mire, nuk asht i lehte ambientimi ne fillim, por ketu jena kater lojtart t’huj qe njihemi ma perpara me njeri-tjetrin dhe normal nuk e kishim shume te veshtir ambjetimin me pjesen tjeter t’grupit.

Deri kur është kontrata, dhe cilat priten të jenë hapat e radhës për Anton Qafarenën?

Kontraten e kam firmos njevjeçare ketu dhe per momentin fokusi kryesor asht ne fitimin e kampionatit dhe asht akoma heret per t’vendos diçka per sezonin tjeter por gjithmone do te mundohem per ma mire.

Një Qafarenë tjetër, vëllai juaj i madh, Nikolini mban shiritin e kapitenit të skuadrës tek Vllaznia. Sa ju mungon Shkodra dhe Vllaznia?

Me Nikolinin edhe pse kena 10 vite diference moshe, kena lujt plot 4 vitet bashke nen bluzen e Vllaznis, ku pas shume sakrificave arritme te shpalleshim kampion, emocion i papershkrushem. Kena pas nje periudhe te arte me Vllaznine vitet e fundit para se t’largohesha dhe akoma kam mardhanje shum t’mira me tan djemt e ekipit aty dhe trajnerat, per ma teper gjate periudhes se veres kur jam ne Shkoder un stervitem me ta dhe ju uroj qe t’arrijn sa ma shum suksese te tjera sepse i meritojn per sakrificat qe e dime shume mire sa bajn atje per ta majt ekipin gjalle.

Ju faleminderit kampion!

Faleminderit juve!

Intervistoi: Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img