Sunday, November 24, 2024

“UEFA Development U-15” për djem/ Shqipëria e nis me fitore, mund Ishujt Faroe me rezultatin 4-1

Lexo

Shqipëria U15-Ishujt Faroe U-15, 4-1

Formacioni i Shqipërisë U15: Bastian Brungaj (GK), Aend Cekrezi, Joart Mile (C), Rian Nezaj, Denis Nikolli, Sean Sulaj, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Gentjan Sharka, Mattia Xhemali, Rajan Dybeli. Trajner: Armand Damo

Kombëtarja shqiptare e nisi me fitore turneun “UEFA Development U-15” për djem. Kuqezinjtë e trajnerit Armand Damo dominuan takimin e parë ndaj Ishujve Faroe në “Shtëpinë e Futbollit” dhe triumfuan me rezultatin e thellë 4-1. Golat e fitores për Shqipërinë i shënuan Mattia Xhemali, Gentjan Sharka dhe Fabio Hyseni (x2).

Trajneri Armand Damo e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Bastian Brungaj (GK), Aend Cekrezi, Joart Mile (C), Rian Nezaj, Denis Nikolli, Sean Sulaj, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Gentjan Sharka, Mattia Xhemali, Rajan Dybeli.

Shqipëria zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë të ndeshjes me Mattia Xhemalin. Pas një kombinimi shumë të bukur mes lojtarëve, Xhemali provoi me një goditje nga brenda zonës dhe realizoi golin e parë të takimit.

Në vazhdim të ndeshjes skuadra e Ishujve Faroe vendosi baraspeshën. Megjithatë, kuqezinjtë shënuan dhe dy gola të tjerë në fund të pjesës së parë duke i çuar shifrat në rezultatin 3-1. Në minutën e 43-të realizoi Gentjan Sharka dhe në minutat shtesë golin e tretë e shënoi Fabio Hyseni.

Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm për Kombëtaren shqiptare që realizoi golin e katërt sërish me Fabio Hysenin. Deri në fundin e ndeshjes kuqezinjtë dominuan takimin dhe kishin disa raste të tjera shënimi, por sfida u mbyll me rezultatin 4-1. Trajneri Armand Damo kreu disa zëvendësime në fushë gjatë fraksionin të dytë, duke u dhënë mundësinë edhe lojtarëve të tjerë të tregojnë cilësitë e tyre në fushë.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Bosnje-Hercegovina mundi San Marinon me rezultatin e thellë 5-0.

Ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Development U-15” do të zhvillohen më 25 tetor. Ndeshja e parë e ditës në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Bosnje – Hercegovinë – Ishujt Faroe në orën 11:00, ndërsa Shqipëria dhe San Marino do të përballen së bashku në orën 15:00.

Turneu “UEFA Development U-15” do të ulë siparin më 28 tetor me ndeshjet e fundit. Sfida e parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Ishujt Faroe – San Marino në orën 10:00, ndërsa Shqipëri-Bosnje – Hercegovinë do të luhet në orën 14:00.

Më poshtë kalendari i plotë i ndeshjeve

San Marino U-15 – Bosnje-Hercegovinë U-15                       0-5

Shqipëri U-15 – Ishujt Faroe U-15                                           4-1

Bosnje – Hercegovinë U-15 – Ishujt Faroe U-15

Shqipëri U-15 – San Marino U-15

Ishujt Faroe U-15 – San Marino U-15

Shqipëri U-15 -Bosnje – Hercegovinë U-15

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img