Monday, November 25, 2024

Merkato-KF Vllaznia i rinovon kontratën portjerit Kristi Qarrit deri në vitin 2027

Lexo

Portjeri kuqeblu i Vllaznisë Kristi Qarri do të vijojë bashkëpunimin me KF Vllazninë deri në vitin 2027. Drejtuesit e klubit kuqeblu në bashkëpunim me stafin teknik dhe kryesisht edhe me sektorin e portjerëve kanë mbetur të kënaqur me shërbimet që Qarri ka bërë në portën shkodrane. Ndaj për këtë arsye, sot kanë përfunduar nënshkrimin e rinovimit të kontratës me të deri në vitin 2027. Rinovimi është bërë pikërisht një ditë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme të javës së dhjetë të Superiores, ku Vllaznia pret nesër në “Loro Boriçi” Partizanin kryesues, gjë e cila pritet të jetë një shtysë më shumë që Qarri të japë më të mirën e tij  në ruajtjen e paprekur të portës së tij.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img