Prononcimi i trajnerit të Teutës pas ndeshjes, Bylis-Teuta, 4-0
“Ishte ditë e keqe për gjithë ekipin, nuk mund të dallosh një lojtar. Pësojmë gol në minutën e tretë, edhe të dytin pastaj dhe ndodhën dy dëmtime menjëherë. Sot që duhej të ndërronim lojtarë më shumë se kurrë, nuk e kishim mundësinë. Kjo është ndeshja më e dobët e imja që kur kam marrë drejtimin e Teutës. Duhet analizuar. Humbëm shumë në kontrollin e topit,. pasime gabime, edhe nga fusha që është në gjendje që lë për të dëshiruar. Por nuk ka justifikime, ndeshje e keqe. Bravo i qoftë Bylisit, e meritoi fitoren në të gjitha drejtimet.
Nuk ka histori, kjo është ndeshje për të zënë mend nga i pari te i fundit. Sot nuk patën dyluftimet, nuk qarkulluam topin, kemi bërë pasime gabim pa fund, ndoshta edhe ndikimi i fushës. Nuk ka justifikime, ndeshje e dobët që duhet të nxjerrim mësime, se të bësh gjithë këtë ndeshje e të luash në Ballsh në këtë formë është katastrofë”, tha Martini për RTSH pa përfundimit të ndeshjes.