Kurbinasit kanë ringjallur shanset e tyre për mbijetesën, që nën drejtimin e teknikut italian nuk njeh humbje (2 fitore dhe 1 barazim). Kurbinasit marrin tre pikë të arta në shtëpi, pasi mposhtin 2-0 Egnatian, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Abissnet Superiores.
Vendasit shënojnë nga një gol për çdo pjesë dhe marrin një sukses të çmuar përballë kampionëve në fuqi të vendit, duke rritur ndjeshëm shanset për mbijetesë mes më të mirave të Shqipërisë.
Prodani në pjesën e parë dhe William në pjesën e dytë shënojnë golat e fitores për kurbinasit. Pas këtij suksesi Laçi ngjitet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Egnatia çon në 3 serinë e ndeshjeve pa fitore.