Ne kampionatin boteror qe po zhvillohet ne Budva te Malit te Zi per diten e sotme per peshen 60kg u zhvillua ndeshja mes boksierit te kombetares Shqiptare Adam Maca kunder nen kampionit te botes ne fuqi Armenit Martirosyan Andranik. Rrivaliteti ishte i jashtzakonshem, ku ne raundin e pare boksieri kuq e zi nuk starton mir ndeshjen dhe peson nje humbie te raundit te par me rrezultatin 1:4.
Ne raundin e dyte ndryshon gjithcka dhe ne sulm te pa nderprer eshte boksieri kuqezi yn por çuditrisht raundi humbet perseri me po te njejtin rezultat 1:4.
Raundi i trete ishte vendimtar dhe duhej qe te fitojej paster ne menyr qe Maca te kishte shpresa per kthim rrezultati ne favorin e tij. Pas instruktimit mes dy raundeve nga ana e trajnerit te tij Klaudio Çekini, gjate raundit te trete boksieri Armen, Martirosyan Andranik gjendet ne bresherine e sulmeve te furimshe te boksierit Maca, dhe si pasoje bie ne tok tre here duke u denuar me dy faula gje e cila e favorizoj shum boksierin kuqezi Maca. Por, nderkohe qe pritej fitorja e boksierit shqiptar, ne fund per çudine e te gjitheve dhe krejtesisht te papritur gjyqtaria i jep fitoren boksierit Armen.
Në kete menyre, boksieri kuqezi Adam Maca, qe ne kampionatin shqiptar konkuron me elipin “Terbuni Boks”, nuk arrin te kaloj turin 1/8 dhe skualifikohet. Gjithsesi per boksin Shqiptar eshte nje arritje e madhe, pasi boksieri shqiptar Maca pozicionohet ne 5 me te miret e botes.
(Video) Pamje nga ndeshja e kampionatit boteror të Boksit U18, Adam Maca(Shqiperi)- Martirosyan Andranik(Armeni).
Gaspër MARKU