Zyrtare-KF Vllaznia mbyll me mirëkuptim bashkëpunimin me Zv.Trajnerin Ergi Borshi

Ish futbollisti i Vllaznisë, Ergi Borshi, i cili për disa vite shërbeu në stafin teknik të KF Vllaznia në cilësinë e zëvendëstrajnerit të ekipit të parë nuk është më pjesë e klubit kuqeblu. Pas largimit të trajnerit të parë, Edi Martini, Borshi vijoi të punonte përkrah trajnerit hungarez, Csaba Loszlo, por me ndryshimin edhe të drejtorit sportiv, pati lëvizje edhe në pozicionin e tij. Një gjë e tillë bëhet publike zyrtarisht nga ana e KF Vllaznia, përmes njoftimit në fjalë.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur me mirëkuptimin bashkëpunimin me zëvendëstrajnerin Ergi Borshi.

E falenderojmë për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve për klubin dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme si trajner.”, shkruhet në njoftimin në fjalë.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe