Wednesday, November 27, 2024

Barazimi me Bylisin, trajneri Daja: Rezultat i drejtë. Kemi oshilacione, por kemi rikuperuar shumë në tabelë duke qënë mes më të mirëve

Lexo

Proncimi i trajnerit të Dinamos, Ilir Daja, pas ndeshjes, Dinamo-Bylis, 1-1

“Rezultati iu përgjigj lojës që bëmë, sepse mund ta humbnim ndeshjen, si edhe ta fitonim. Ajo që më mërzit është fakti që nuk kemi pse reagojmë pasi marrim gol dhe kur kundërshtari ndryshon diçka, duhet të jemi më fleksibël në veprime se i kishim marrë masat. Gjithsesi, ajo që është e mirë në këtë ndeshje është që reaguan lojtarët dhe në pjesën e dytë treguan një forcë karakteri për të marrë fitoren. Kishim mundësitë tona por besoj që rezultati më i drejtë i kësaj ndeshje ishte barazimi.

Ne na interesojnë pikët në fillim se kemi rikuperuar goxha në tabelë, kemi probleme me lojën. Qefalija ishte hera e parë që startonte në një format tjetër në 4-4-2. Kemi pasur ndërrime të mesfushorëve dhe kjo ka bërë që të mos kemi stabilitet në lojë, ajo që kemi problem është fakti që neve nuk po mbulonim mirë ekranin e kundërshtarit që ndryshonte ritmin e lojës dhe pastaj nuk kishim forcën për t’u kundërpërgjigjur. Ne kemi analizuar Bylisin në ndeshjen e fundit që kishte dhe prisja që do të luante në këtë mënyrë. Por në pjesën e parë, e favorizuam edhe ne me gabimet tona, pa dashur t’i heq asnjë meritë Bylisit.

Oshilacionet? Nuk është vetëm Dinamo, kemi qenë në vendin e parafundit dhe jemi në 3-4 vendet e para dhe të njëjtën luhatje e oshilacion e kanë pasur edhe ekipet e tjera. Nëse ne do të kishim pasur ndonjë fitore më shumë, do të ishte më mirë akoma. Por ajo që na shqetëson është problemi që nuk po kemi një 11-she startuese, gjë që do të na jepte stabilitet në lojën në të dy fazat e saj. Janë shumë arsye, unë nuk dua të bëj analizën e mungesave. Dy qendërmbrojtësit dihen tashmë por edhe Qefalija që është një lojtar me shumë potencial vjen nga 2-3 muaj pushim, që do të thotë që ne nuk kemi konsoliduar formacionin për të konsoliduar pastaj një mënyrë loje që të drejtojmë pjesën më të madhe të ndeshjes sepse na bëjnë të kundërtën.

Loja ka lidhje me shtalartësinë që kemi. Gudiabi është aty para mbrojtjes, por edhe për shtalartësinë, se të paktën në këto javë nuk kemi marrë gola nga goditjet standarte. Por të luajmë me një lojtar si 6, mund të na bënte më mirë në nxjerrjen e topit, por mund të na ulte shtatlartësinë në goditje standarte dhe ju e dini që 40% e golave shënohet në goditje standarte dhe kjo na kushtëzon”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img