Tuesday, November 5, 2024

(Video) Golat e Bizit dhe Kaçubelës i japin fitoren pukjanëve ndaj Naftëtarit. Tërbuni ngjitet në kuotën e 11 pikëve pas javës së 6-të

Lexo

Tërbuni-Naftëtari 2-0(Shënues: Arjet Bizi 40′, Vildan Kaçubela 58’)

Tërbuni ka lënë pas humbjen e javës së kaluar në transfertë me Besëlidhjen, dhe sot, në kuadër në ndeshjeve të javës së gjashtë të Kategorisë së Dytë, Grupt A, ka mundur me rezultatin e pastër 2 me 0 Naftëtarin e Kuçovës.

Golat e fitores së kësaj ndeshje janë shënuar nga dy futbollistët shkodranë, Arjet Bizi dhe Vildan Kaçubela, nga një për secilen pjesë.

Ndonëse epërsia e pukjanëve të drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi ka qënë e dukshme, rezultati është zhbllokuar vetëm pesë minuta nga fundi i pjesës së parë me autor Bizin.

Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, miqtë nga Kuçova kanë tentuar të sulmojnë për të gjetur golin e barazimit, por në fakt, goli ka ardhur në krahun tjetër, kur një shkodran tjetër si kapiteni Kaçubela ndëshkuar miqtë në minutën e 58-të duke e çuar avantazhin në 2 me 0 në favor të Tërbunit.

Në minutat në vazhdim pukjanët e Tërbunit kanë arritur të administrojnë në mënyrën më të mirë avantazhin e krijuar duke pritur me qetësi vërshëllimen peërfundimtare të arbitrit Tafa, i cili zyrtarizon fitoren e skuadrës pukjane me rezultatin 2 me 0.

Me këtë fitore, Tërbuni ngjitet në kuotën e 11 pikëve në gjashtë javë kampionat, dy më pas sesa Besëlidhja e vendit të dytë, e cila sot barazoi në transfertë me Veleçikun 0-0, si dhe Luzi 2008, skuadër e cila nuk e përfundoi ndeshjen me Ilirinë pasi është ndërprerë në pjesën e dytë.

(Video) Pamje dhe golat nga ndeshja, Tërbuni-Naftëtari 2-0, takim i luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës.

Fadil Hyseni-Pukë, 2 nëntor 2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img