Saturday, November 23, 2024

U21/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy miqësore ndaj Moldavisë, përcaktohen datat, orari & stadiumi

Lexo

Ekipi Kombëtar U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të luajnë dy sfida ndaj Moldavisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë rënë dakord që të dyja këto ndeshje të luhen në vendin tonë në datat 15 dhe 18 nëntor.

Të dyja takimet do të luhen në stadiumin e Vorës teksa është fiksuar edhe ora se kur do të zhvillohen ndeshjet. Kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë më 15 nëntor, në ora 14:00 në stadiumin e Vorës. Më 18 nëntor, Shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00.

Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi do të ketë kështu mundësinë të provojë grupin që ka aktualisht në dispozicion, por edhe futbollistë të rinj që vijnë nga ekipet zinxhir të moshave e që mund të bëhen në vijim pjesë e Shqipërisë U-21 në kualifikueset e Europianit të ardhshëm.

Duke qenë se këto janë data zyrtare të FIFA-s, ekipi ynë kombëtar U-21 zgjodhi t’i shfrytëzojë dhe të zhvillojë këto dy takime miqësore ndaj Moldavisë.

Ndeshjet miqësore të Shqipërisë U-21

Shqipëri U-21 – Moldavi U-21, 15 nëntor, ora 14:00, stadiumi “Vora”

Shqipëri U-21 – Moldavi U-21, 18 nëntor, ora 14:00, stadiumi “Vora”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img